Italia ka miratuar paketën për ndihmë emergjente në vlerë prej mbi 2 miliardë eurosh, për të ndihmuar zonat e prekura nga vërshimet në rajonin verior Emilia-Romana, njoftoi kryeministrja Giorgia Meloni.

 

Të paktën 15 persona vdiqën si pasojë e vërshimeve dhe pothuajse një javë pas kësaj katastrofe natyrore, edhe afër 23.000 mijë persona ende mbeten të pastrehë dhe disa qytete vazhdojnë të jenë të vërshuara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkaq, mijëra hektarë tokë, veçmas toka bujqësore, janë shkatërruar si pasojë e vërshimeve.

 

Meloni, e cila vizitoi të dielën zonat e prekura, të martën mblodhi kabinetit qeveritar për të miratuar paketën e ndihmës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo tha se ndihma do të jetë për personat e prekur nga vërshimet, por edhe për shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe industrinë e turizmit.

 

Sipas kryeministres italiane, në këtë paketë përfshihen për shpenzime lidhur me emergjencat dhe moratoriumet mbi taksat dhe kontributet sociale për familjet dhe kompanitë e prekura./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";