Italia ka dëbuar dy diplomatë rusë dhe ka arrestuar një kapiten të marinës italiane nën dyshimet për përfshirje në spiunazh. Sipas policisë , kapiteni quhej Walter Biot dhe akuzohet për dhënie informacioni në këmbim të 5,900 dollarëve. 54 vjeçari punonte në ministrinë italiane të Mbrojtjes në një departament të ngarkuar me zhvillimin e politikës së sigurisë kombëtare dhe mbajtjen e marrëdhënieve me aleatët e vendit.

 

Mediat italiane raportojnë se disa nga dokumentet e sekuestruara ishin dokumente të NATO-s. Arrestimet erdhën si rezultat i një hetimi të gjatë nga zyrtarët e sigurisë kombëtare dhe ushtarakët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas operacionit, Italia thirri ambasadorin rus ndërsa dëboi dy zyrtarë rusë të dyshuar si të përfshirë në incident. Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio e karakterizoi incidentin si “jashtëzakonisht të rëndë”.

 

“Gjatë takimit të ambasadorit rus në Ministrinë e Jashtme italiane ne i bëmë të ditur protestën e fortë të qeverisë italiane dhe njoftuam dëbimin e menjëhershëm të dy zyrtarëve rusë të përfshirë në këtë çështje jashtëzakonisht të rëndë”, shkruhej në një postim të ministrit Di Maio në Facebook.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një zëdhënës i Kremlinit deklaroi se për momentin nuk ka informacion në lidhje me arsyet dhe rrethanat e këtij ndalimi, por në çdo rast synohet të ruhet fryma tejet pozitive e konstruktive e marrëdhënieve ruso-italiane. Gjatë muajve të fundit edhe Bullgaria e Holanda kanë dëbuar zyrtarë rusë lidhur me akuza për spiunazh.