Italia vendos rikthimin e karantinës për qytetarët apo shtetasit që në 14 ditët e fundit mbërrijnë nga Rumania dhe Bullgaria.

Lajmi bëhet i ditur nga ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, pas nënshkrimit të urdhërit të ri.

Kjo ndodh për herë të parë pas rihapjes së kufirit më 1 korrik, që dy vende të BE-së përjashtohen nga regjimi i lëvizjes së lirë.

“Virusi ende nuk është mundur dhe vazhdon të qarkullojë. Dhe për këtë arsye nevojitet ende kujdes dhe vëmendje”, tha ministri Speranza, i cili u takua me ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio, për të verifikuar kornizën epidemiologjike në një nivel ndërkombëtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Corriere.it, shkruan se kjo situatë pritet të sjellë dëme bujqësisë italiane pasi do të mungojnë 100 mijë punëtorë sezonalë nga vendet lindore./VIZION PLUS/

Italia rikthen karantinën 14 ditore për këto 2 shtete të Ballkanit shkruan Vizion Plus.