Pas pesë vitesh Italia dhe Belgjika përballen serish në kampionatin Evropian. Nëse herën e fundit, ndeshja e fituar nga italianet 2-0 vlente për fazën e grupeve, këtë të premte, rëndësia e saj është akoma më e madhe, pasi luhet për gjysmëfinalen e këtij turneu.

“Të kaltrit” kanë përjetuar një revolucion në ekip, si teknik ashtu edhe taktik, ndërsa Djajtë e Kuq kanë pothuajse të konfirmuar atë grup që ishte në fillim të ciklit dhe sot renditen si skuadra më e mirë në botë, sipas FIFA-s.

Lajme te mira vijnë për Mancinin, i cili tashme do të ketë ne dispozicion te gjithë lojtaret. Në seancën e fundit te “axurreve” në Coverciano është bashkuar  me grupin dhe  Alessando Florenci. Anesori i Romes u dëmtua ne ndeshjen e pare kundër Turqisë, por tashme eshte rikuperuar plotësisht, edhe pse nuk ka gjasa që  në takimin e nesërm të jetë titullar.

Tekniku italian pritet që në sfidën ndaj Belgjikës të hedhë në fushë pothuajse te njëjtin formacion si ndaj Austrisë. Nëse Chiellini do të ndihet plotësisht i gatshëm, atëherë ai do të zinte vendin e Acerbit, për të formuar dyshen e qendrës së mbrojtjes me Bonuccin, ndërsa krahët do të mbulohen nga Di Lorenzo e Spinazzola. Mesfusha do të konfirmohet me treshen Barrella, Jorginho dhe Verrati. Në sulm, të sigurt janë Immobile dhe Insigne, ndërsa ka një balotazh mes Chiesa dhe Berardi..

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe paraqitet gjendja në kampin e “Djajve te kuq”. Trajneri Martinez mund të luaje pa dy lojtarë të rëndësishëm si Eden Hazard dhe Kevin De Bryne, pasi operacioni i rikuperimit te tyre duket i komplikuar. Të dy lojtarët u dëmtuan gjatë ndeshjes me Portugalinë dhe nuk kanë marrë pjesë në seancën e djeshme stërvitore të ekipit të tyre. Tekniku Belg shpreson se do t’i këtë në dispozicion, ose në të kundërt do të duhet të mendojë për një plan B rreth sfidës se nesërme. Pra nëse mesfushori i Manchester City dhe sulmuesi i Real Madrid nuk ia dalin, pritet te zëvendësohen nga Carrasco dhe Mertens.

Belgjike-Itali do të luhet këtë të premte në orën 21:00 në Allianz Arena, në Mynih dhe do të gjykohet nga arbitri slloven, Slavko Vincic.