Forcimi i mëtejshëm i masave të sigurisë, për shkak të Javës së Shenjtë Katolike, që nis sot, është vendosur nga komisioni i posaçëm përgjegjës për sigurinë që u mblodh në Ministrinë e Brendshme të Italisë.

Përveç aeroporteve, stacioneve, sinagogave dhe ambasadave, rëndësi të madhe i kushtohet edhe të gjitha vendeve ku do të zhvillohen ceremonitë fetare, duke filluar nga Vatikani dhe Koloseu, në Romë.

Ditën e djeshme Vatikani kremtoi me madhështi të Dielën e Palmës, duke tërhequr një numër të madh besimtarësh, italianë dhe vizitorë në Qytetin e Përjetshëm. Në të njëjtën kohë, u vendos që të rritet aktiviteti parandalues në internet, ku fundamentalistët shpesh rekrutojnë anëtarë të rinj.

Në total mbahen 28 mijë “objektiva të ndjeshëm” në të gjithë vendin, ndërsa nga data 7 tetor 2023 deri më sot janë dëbuar nga Italia 47 persona për arsye sigurie kombëtare. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";