Izraeli ka qenë lider në vaksinimin anti-Covid që në krye të herës. E megjithatë, vaksina nuk e ka parandaluar pikërisht atë për të cilën rekomandohet nga OBSH-ja: mbushjen e spitaleve. Sipas prof. Yaakov Jerris, drejtor i repartit të koronavirusit të Spitalit Ichilov, shumica e të shtruarve janë individë që janë vaksinuar.

Tani për tani, shumica e rasteve tona të rënda janë të vaksinuar”, thotë Jerris për Channel 13 News. “Ata kanë bërë të paktën tre injeksione. Nga shtatëdhjetë deri në tetëdhjetë për qind e rasteve të rënda janë të vaksinuar. Pra, vaksina nuk ka asnjë rëndësi për sa i përket sëmundjes së rëndë. Vetëm njëzet deri në njëzet e pesë për qind e pacientëve tanë janë të pavaksinuar”.

Jerris saktësoi se ka një farë konfuzioni në raportimin e rasteve. Duke folur në mbledhjen e kabinetit të dielën, ai u tha ministrave: “Përcaktimi i një pacienti serioz është problematik. Për shembull, një pacient me sëmundje kronike të mushkërive ka gjithmonë një nivel të ulët të oksigjenit, por nëse ai ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, kjo e bën atë teknikisht një “rast serioz me koronavirus”, por kjo nuk është e saktë. Pacienti është në gjendje të rëndë, sepse ai ka një sëmundje të rëndë shoqëruese”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";