Izraeli ka njoftuar se do të ofrojë mundësinë e vaksinimit për fëmijët tre vjeç e lart në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Pavarësisht rritjes së numrit të infeksioneve në vend të lidhura me variantin Delta, qeveria izraelite dëshiron të shmangë shtyrjen e fillimit të vitit shkollor, të planifikuar për 1 Shtatorin. Izraeli ka filluar vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç dhe kjo fushatë testimi serologjike ka për qëllim fëmijët e moshës 3 deri në 12 vjeç.

Në Izrael rreth 30% e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç kanë marrë dy doza të vaksinës. Kjo shifër është shumë më e ulët se çdo grupmoshë tjetër.

Disa anëtarë të kabinetit qeveritar kanë kundërshtuar idenë e vaksinimit nëpër shkolla. Qeveria izraelite  miratoi masa të reja kufizimi si dhe ofroi një dozë të tretë të vaksinës për njerëzit e moshës 40 vjeç e lart dhe mësuesit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Izraeli ishte një nga të parët që nisi në mes të Dhjetorit një fushatë të gjerë vaksinimi e cila zvogëloi në mënyrë drastike infeksionet.

Sidoqoftë, rastet janë rritur përsëri javët e fundit me përhapjen e variantit Delta tek të rriturit e pavaksinuar, por edhe tek personat që kanë marrë  dozat e tyre më shumë se para gjashtë muajve.