Nuk ndalet sulmet e izraelit ndaj Gazës.

Forcat izraelite kanë vrarë disa palestinezë  dhe kanë ndaluar rreth 80 të tjerë në operacionet e zhvilluara në 24 orët e fundit në qytetin jugor Han Junis .

Situata paraqitet katastrofike në rripin e Gazës, ndërsa një  kolonë kamionësh e OKB  që transportonte ushqime është goditur nga Izraeli

Sipas ushtrisë izraelite në mesin e të ndaluarve ka persona të cilët akuzohen për pjesëmarrje në vrasjet dhe rrëmbimet e 7 tetorit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ushtria ka vijuar ofensivën në jug të Gazës edhe gjatë fundjavës, duke paralajmëruar se forcat tokësore mund të përparojnë drejt qytetit Rafah, si pjesë e fushatës për të zhdukur Hamasin.

Në përpjekje për të arritur një marrëveshje të re armëpushimi në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka udhëtuar në Lindjen e Mesme./vizionplus.tv/