Edhe këtë të hënë kanë vijuar tensionet në Jerusalem. Qyteti i shenjtë për hebrenjtë, muslimanët dhe të krishterët, është tronditur nga dhuna që nga dita e premte pasi izraelitët kërkojnë të dëbojnë palestinezët nga vendbanimet e tyre.

Qindra njerëz janë plagosur pasi autoritetet ndërhynë në kompleksin Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam që gjendet në Malin e Tempullit, i cili gjithashtu është vendi më i shenjtë për hebrenjtë.

Për më tepër, zyrtarët izraelitë kanë miratuar një marshim të njohur si Dita e Jeruzalemit në të cilin pjesëmarrësit mbështesin pretendimin e Izraelit për të gjithë qytetin e shenjtë. Marshimi konsiderohet tejet provokues për palestinezët pasi feston pushtimin e Izraelit në Jeruzalemin lindor, në Luftën gjashtë ditore të vitit 1967.

Gjykata supreme izraelite gjithashtu anuloi seancën dëgjimore të kësaj të hëne, ku do të shqyrtohej mosmarrëveshja e gjatë midis kolonëve dhe familjeve palestineze.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BE, SH.B.A., Kombet e Bashkuara dhe Rusia i konsiderojnë tejet shqetësuese përplasjet dhe kanë bërë thirrje që te shmanget dhuna. Ndërkohë të gjashtë kombet kryesisht muslimane që kanë lidhje diplomatike me qeverinë izraelite, Egjipti, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Maroku dhe Sudani, gjithashtu kanë dënuar Izraelin për trazirat.Papa Françesku kërkoi qetësi nga të dy palët, duke thënë se dhuna sjell vetëm më shumë dhunë.