Gjetja e trupave të pajete  te 6 pengjve  të vrarë në Gaza nga ushtria izraelite ka ngjallur revoltë dhe protesta masive kundër qeverisë së Netanyahut në Tel Aviv, por edhe Jerusalem.

Familjarët organizuan demonstrata duke i kërkuar qeverisë të arrijë një marrëveshje me Hamasin për lirimin e atyre që ende mbahen në Gaza.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid ndodhej mes protestuesve dhe bëri thirrje për demonstratë të fuqishme për të detyruar qeverinë të veprojë, për të shpëtuar pengjet e tjera.

Kryeministri Netanyahu u kërkoi ndjesë familjarëve, që nuk mundi t’i nxirrte pengjet gjallë, ndërsa tha se Izraeli nuk do të  ndalet  derisa të kapë pergjegjesit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai theksoi se kushdo që vret pengjet, nuk dëshiron një marrëveshje. Ndërkohë, zyrtarët e lartë të Hamasit akuzuan Tel Avivin qe sipas tyre refuzon nënshkrimin e një marrëveshje për armëpushim.

Sakaq Një nga sindikatat më të fuqishme të punëtorëve në vend po mban një një grevë të përgjithshme në mbështetje të lëvizjes së familjarëve të pengjeve, e cila nisi në orën 8 të mëngjesit te kesaj te hene.  Për shkak të greves  u pezulluan disa shërbime në aeroportin Ben Gurion.

Lidhur me vdekjen e 6 pengjeve reagoi edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili përmes një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë shprehu indinjaten e tij./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";