Rumania është një nga shtetet europiane të goditura rëndë nga koronavirusi Covid-19. Rritja e infektimeve ditore është e lartë dhe spitalet në disa qytete janë në kolaps.

Autoritetet shëndetësore rumune raportuan se në 2 Nëntor, gjatë 24 orëve humbën jetën 591 persona të infektuar me Covid, ndërsa numri mesatar ditor i vdekjeve është rreth 500. Po kështu, edhe vaksinimi në Rumani është me ritme të ulëta dhe është një nga shtetet me ecurinë më të ngadaltë në këtë proces.

Qyteti i Buzaut, në veri të Bukureshtit, po përballet aktualisht me një situatë të rëndë nga pandemia. Në spitale nuk ka më shtretër për të sëmurët.

Pacientët të cilët paraqiten në spital, mjekët i vendosin nëpër makina te zona e parkingut me oksigjen. Shkak është mungesa e shtretërve të lirë për shkak të numrit të lartë të personave të infektuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kemi që dje nga ora 01:00 në makinë. Infermierja na ka shpjeguar se si të përdorim tubin e oksigjenit, ka shumë njerëz në spital dhe nuk e përballojnë dot. Ka shumë presion, janë dy infermiere për 70 pacientë”, tha i afërmi i një pacienti rumun që po qëndron i shtruar në makinë.

Mjekët e konsiderojnë situatën dramatike. Ata thonë se shumë prej pacientëve që i kanë vendosur në parkingun e spitalit, janë të pavaksinuar dhe shkojnë në spital shumë vonë. Disa prej tyre kanë mushkëri të dëmtuara rëndë, deri në masën 50%.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";