Qeveria japoneze vendosi të premten të ndalojë eksportet e 164 mallrave në Rusi, duke përfshirë vajin e motorit të automobilave dhe pajisjet optike.

Kabineti miratoi ndalimin e eksportit për artikujt që mund të forconin bazën industriale të Rusisë, si pjesë e sanksioneve kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë. Ndalimi do të hyjë në fuqi më 17 prill.

Gjithashtu të premten, ministria japoneze e tregtisë tha se ka rishikuar një njoftim ministror për të ndaluar importet e diamanteve joindustriale ruse, të përdorura në bizhuteri. Masa hyn në fuqi më 10 maj.

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të zbatuar ndalimin e eksporteve dhe importeve nga Rusia në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar”, tha në një konferencë shtypi ministri i tregtisë Ken Saito. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";