Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka dhënë dorëheqjen përpara se të ndodhë një riorganizim i qeverisë nga presidenti, Emmanuel Macron.

Megjithate kryeministri Philippe do të vazhdojë të ushtrojë funksionin derisa të emërohet një kabinet i ri qeveritar.

Macron do të emërojë një kryeministër të ri “brenda disa orësh”, thuhet në deklaratë.

Nuk është ende e qartë nëse kryeministrit Philippe do t’i besohet sërish formimi i qeverisë së re.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Masa e Macronit, për të freskuar qeverinë e tij, vjen pasi partia e tij, shënoi humbje në zgjedhjet lokale.

Vëzhguesit thonë se do të ishte një bixhoz politik për Macronin nëse e zëvendëson Philippen, i cili është më i popullarizuar në publik se vetë presidenti.

Jep dorëheqjen kryeministri i Francës shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";