Ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë ka dhënë dorëheqje për disa arsye, sic deklaroi dhe vetë në një konferencë për shtyp në Sarajevë. Së pari, Fahrudin Radončić përmendi situatën me emigrantët. “Unë kërkova një zgjidhje ligjore për krizën e emigrantëve. Ne patëm një situatë ku Shefik Xhaferovic, anëtar i presidencës trepalëshë të Bosnjës, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Bisera Turkoviç, u distancuan nga unë dhe planin tim në lidhje me emigrantët pakistanezë”, tha ai.

Radonçiç shtoi se zyrtarët e lartë, përfshirë kryediplomaten Turkovic, “nuk e kuptojnë dhe identifikojnë kërcënimin e sigurisë” që paraqesin emigrantët, të cilët shkojnë në Bosnje dhe pastaj përpiqen të kalojnë në Kroaci, e cila është anëtare e Bashkimit Europian.

Më parë, Radonçic kishte kërkuar nga Shërbimi për të Huajt i Bosnjës, të përgatisë një plan për dëbimin e emigrantëve. Ai tha në një konferencë shtypi në Sarajevë në 23 Prill se “nëse disa vende, siç është Pakistani, refuzojnë bashkëpunimin, do të kërkojë që ambasadori pakistanez të shpallet një person i padëshiruar (non-grata)”. Por Radonçic tha ndërkohë se një nga arsyet e tjera të vendimit për të lënë postin ishte bllokimi që sipas zyrtarit po i bëjnë disa elementë të qeverisë, përpjekjeve të tij, për të hetuar plotësisht një blerje të respiratorëve në vlerë 6 milionë dollarë, që dolën të jenë të papërdorshëm.

Respiratorët u blenë nga Federata Boshnjake e Bosnje dhe Hercegovinës dhe tani, Radonçiç akuzon palën boshnjake se po bllokon hetimin për të mbrojtur veten e saj. Sipas tij, koalicioni I partive serbe, kroati dhe boshnjake, nuk funksionon ndërsa situatën afatgjatë e konsideron “ jo optimiste”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";