Dhjetëra kamionë me sloganë kundër mbajtjes së maskës pushtuan rrugët e Berlinit mbasditen e së shtunës. Demonstratat kundër masave të marra në kuadër të pandemisë arritën kulmin, duke numëruar rreth 20 mijë pjesëmarrës.

Kjo është protesta më masive në kohë pandemie në Gjermani, e cila është shoqëruar me një valë kritikash pasi numri i rasteve të reja me covid 19 ka ardhur në rritje ditët e fundit.

Dhjetëra policë janë plagosur në përpjekjet për të shpërndarë turmat. Shumë protestues e quajtën koronavirusin si një “alarm të rremë”. Të tjerë brohorisnin: “Ne jemi vala e dytë”.

Disa protestues mbanin një flamur që kërkonte arrestimin e miliarderit amerikan Bill Gates, kancelares gjermane Angela Merkel, ministrit gjerman të shëndetësisë Jens Spahn, dhe të tjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Spahn komentoi mbi ngjarjen, duke thënë se “Po, demonstrimet duhet gjithashtu të jenë të mundshme në kohën e koronavirus, por jo si kjo”.

“Distancimi, rregullat e higjenës dhe maskat shërbejnë për të na mbrojtur të gjithë ne,” shkroi ai në Tëitter.

Kryetari i Bashkisë së Berlinit Michael Müller gjithashtu kritikoi ashpër protestuesit duke thënë se ata nuk i kanë parë faktet dhe kështu rrezikuan shëndetin e njerëzve të tjerë. Ai shtoi se ende nuk ka vaksinë apo trajtim efektiv dhe se situata nuk ka mbaruar.

Në orët e vona të pasdites, policia përdori altoparlantë duke bërë thirrje që demonstruesit të largoheshin në mënyrë paqësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jo maskave, jo vaksinimit”/ Vijojnë protestat masive në rrugët e Berlinit shkruan Vizion Plus.