Kina ka ideuar strategjinë e re për ndërtesat në vend, ku është parashikuar qartë që nuk do të ketë më projekte të kopjuara dhe as ndërtesa mbi 500 metra. Modelet e reja të ndërtesave nuk duhet të jenë plagjiaturë dhe qiellgërvishtësit nuk duhet të kalojnë 500 m. Ky është urdhri më i ri i nxjerrë nga qeveria kineze për arkitektët, pronarët dhe planifikuesit urbanë.

E cilësuar si një “epokë e re” për arkitekturën në Kinë, kjo strategji gjithashtu propozon masa të tjera spastrimi, me qëllim që modelet e reja të mishërojnë frymën e rrethinës së tyre dhe të nxjerrin në pah karakteristikat kineze.

Kufizimet për sa i përket ndërtesave të larta po zbatohen tashmë në vende si Pekini dhe një direktivë e qeverisë kineze në vitin 2016 parashikonte fundin e ndërtesave të ekzagjeruara, të çuditshme. Ky udhëzim i ri i nxjerrë nga qeveria kineze, nuk është asgjë tjetër veçse një zyrtarizim i ndryshimeve që tashmë ishin në zhvillim e sipër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";