Vaksinimi i detyrueshëm për grupe të caktuara edhe përdorimi i certifikatës së re shëndetësore që vërteton injektimin me dy doza kundër koronavirusit vijon të ngjallë reagime të ashpra të qytetarëve në Evropë .

 

Në Angli, mijëra njerëz mbushën rrugët kryesore të Londrës për të shprehur pakenaqësinë e tyre për këto kufizime që përfshijnë lirinë e lëvizjes dhe frekuentimin e bareve, restoranteve, muzeve, etj..

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me thirrjet “Trupi im, zgjedhja ime”  dhe “ Jo diktaturë mjekësore”, demonstruesit akuzuan qeverinë që po shkel të drejtat themelore të njeriut.

 

Edhe kryeqiteti i Francës, Parisi, u mbush nga mijëra protestues të cilët kundërshtojnë vaksinimin me detyrim dhe certifikantën e gjelbër. Kjo është fundjava e shtatë radhazi që francezët protestojnë për kundër vendimit e qeverisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me pankarta në duar, edhe thirrje kundër kartës jeshile, qindra demonstrues dolën edhe në Romë.

 

Protestuesit marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit italian pasi pretendojnë se perdorimi e kartës së re shendetesore është  jë diskriminim i qartë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";