“Unë mendoj se një nga gjërat më magjepsëse që Putin po bën është afërsia e analogjive midis veprimeve të tij dhe atyre të Slobodan Millosheviç-it”.

Kështu ka deklaruar, kryeministri britanik, Boris Johnson ku ka theksuar se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të përballet me akuza për krime lufte për pushtimin e Ukrainës.

“Pikërisht të njëjtat marrëzi që po tregtohen për bashkimin mistik mes Kosovës dhe Beogradit, mes Kievit dhe Moskës. Saktësisht i njëjti agresion. Dhe mos harroni se Sllobodan Millosheviç-i vdiq në gjyq”.

Ndër të tjera, Johnson u tha deputetëve se “kushdo që dërgon një rus në betejë për të vrarë ukrainasit e pafajshëm” mund të sillet në Gjykatë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mbretëria e Bashkuar po punon me aleatët për të ngritur një Gjykatë të veçantë ndërkombëtare për krimet e luftës për ata që janë të përfshirë në situatën e Ukrainës”.