Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson thotë se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është i gatshëm që të përdorë taktika barbare kundër popullsisë civile dhe të pafajshmëve në Ukrainë.

Gjatë takimit me kryeministrin polak në Poloni, Johnson u shpreh se “Putin është përgatitur të bombardojë pallate, të godasë me raketa këto pallate e të vrasë fëmijë. Tragjedia që ne parashikuam ka ndodhur. Po shohim një fatkeqësi në kontinentin tonë Europian.”

Kryeministri britanik tha ndër të tjera se është i bindur se Putin do të dështojë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jam i bindur se një ditë, edhe pse ky konflikt i tmerrshëm vazhdon, Putin do të dështojë, jam më i bindur se kurrë”, theksoi Johnson, i cili i ofroi mbështetje edhe Polonisë për flukset e emigrantëve ukrainas që largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës.

Kryeministri britanik vlerësoi edhe ukrainasit në luftën e tyre për të mbrojtur vendin.

“Putin ka nënvlerësuar dëshirën e zjarrtë të popullit ukrainas për të mbrojtur vendin e tyre. Më lejoni që t’i bëj homazhe edhe guximit që po tregon Volodymyr Zelensky. Mendoj se ai ka frymëzuar dhe mobilizuar jo vetëm njerëzit e tij, por edhe mbarë botën për atë që ka ndodhur”. Johnson shtoi se mbështetja e Britanisë ndaj Ukrainës do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";