Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2023 e ka fituar dramatugru norvegjez Jon Fosse.

 

Siç ka bërë të ditur akademia suedeze ai ështe vleresuar për kontributin e tij në veprat që i japin zë të pathënave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkrimtari dhe dramaturgu 64 vjeçar, ka lindur në bregun perëndimor të Norvegjisë.

 

Shkrimet e tij përbëhen nga rreth 40 drama, si dhe një numër romanesh, poezish, eseistike, libra për fëmijë dhe përkthime.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai është bërë i njohur si dramaturg me veprën “Dikush do të vijë”.

 

Fosse , i cili shkruan në mënyrën më të pazakonshme të dy versioneve zyrtare të gjuhës norvegjeze, ka thënë se e konsideron çmimin edhe si promovim për gjuhën, duke thënë se Nobelin ia dedikon vetë asaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E njohur si “norvegjishtja e re” dhe e përdorur nga rreth 10 për qind e popullsisë së Norvegjisë, versioni që përdor Fosse është krijuar në shekullin e 19-të në zonat rurale, duke e bërë atë alternativë ndaj gjuhës daneze që është përdorur përgjatë një bashkimi 400-vjeçar me Danimarkën.

 

Veprat e Fosse janë përkthyer në shumë gjuhë të botës megjithatë nuk ka ende ndonjë përkthim të tij në gjuhën shqipe.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kandidat për cmimin Nobel në letërsi ishte për të disatën herë edhe shkrimtaroi shqiptar Ismail Kadare dhe emrat me te njohur te letersise boterore.