Jordania, një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara, tha të mërkurën se e ka tërhequr ambasadorin e vet nga Izraeli, dhe se i ka kërkuar ambasadorit izraelit të qëndrojë jashtë Jordanisë, në shenjë proteste për “katastrofën humanitare” në Gazë.

 

Zëvendëskryeministri i Jordanisë, Ayman al-Safadi, i cili është edhe ministër i Jashtëm, tha se kthimi i ambasadorëve lidhet me “ndaljen e luftës në Gazë” nga Izraeli, si dhe “katastrofës humanitare që po e shkakton”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jordania e nënshkroi një marrëveshje paqeje me Izraelin në vitin 1994, duke u bërë vendi i dytë arab pas Egjiptit që e bën këtë.

 

Ndërkohë, paraditen e të mërkurës, pas pothuajse tri javë rrethim, palestinezët e parë u lejuan të largohen nga Gaza për në Egjipt, përderisa sulmet izraelite goditën një kamp refugjatësh për të dytën ditë me radhë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbi 100 persona që kishin pasaporta të huaja dhe të plagosur rëndë u lejuan që të largoheshin nga Gaza të mërkurën, tha Wael Abu Omar, zëdhënës i Autoritetit Palestinez për kalimet kufitare.

Sulmet ajrore vijnë përderisa trupat tokësore të Izraelit po vazhdojnë operacionet e tyre në periferi të qytetit të Gazës, disa ditë pasi nisën fazën e re të luftës, që liderët izraelitë e kanë përshkuar si të gjatë dhe të vështirë.

 

Shërbimet e internetit dhe të telefonisë mobile u ndërprenë të mërkurën, njësojë siç ishin ndërprerë gjatë fundjavës kur hynë trupat tokësore izraelite në Gazë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sulmet në kampin e refugjatëve Xhabalia të martën paralajmërojnë rritjen e numrit të viktimave në të dyja palët, pasi trupat izraelite po avancojnë drejt periferisë së qytetit të Gazës dhe në zonat e banuara.

 

Palestinezët duke kërkuar trupat e viktimave në një zonë të kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës, pas një shpërthimi të madh më 31 tetor 2023.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyrtarët izraelitë kanë thënë se infrastruktura ushtarake e Hamasit, përfshirë qindra kilometra tunele, gjenden në qendër të qytetit, që para luftës ishte shtëpi e afër 650.000 banorësh.

 

Mbi 8.500 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, shumica gra dhe të mitur, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gazë të martën, pa bërë dallim në mesin e civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Kjo shifër nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbi 1.400 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të Hamasit. Militantët po ashtu kanë rrëmbyer afër 240 persona, sipas autoriteteve izraelite./REL/