Shkon në 3 bilanci i viktimave nga katastrofa e shkaktuar nga moti i keq, që gjatë 3 ditëve të fundit ka gjunjëzuar qytetin e Katanias në jug të Italisë. Ekipet e emergjencës gjetën këtë të enjte edhe trupin e një të moshuare që rezultonte e zhdukur prej të martës si edhe të bashkëshortit të saj pasi makina e tyre u rrëmbye nga rrjedha e ujit.

Pamjet tronditëse që tregojnë se sa i ashpër po bëhet reagimi i natyrës me çrregullimet e ngrohjes globale të shkaktuara nga aktiviteti i njeriut, rrezikojnë të ripërsëriten brenda pak orësh.

Ekspertët italianë të meteorologjisë konstatojnë se ajo që nisi si ciklon në fillim të kësaj jave, po shndërrohet si rrallë herë për rajonin e Mesdheut në uragan.

Në të gjithë rajonin priten erëra me shpejtës 100 kilometra në orë. Pasojat do t’i vuajë sërish Katania dhe e gjithë Siçilia, kryesisht zonat jugore dhe lindore të ishullit. Situata më e vështirë do të jetë në gjatë së premtes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet kanë pezulluar mësimin në shkolla për këto dy ditë, si dhe shumicën e aktiviteteve publike, ndërsa emergjiencat civile janë vënë në gatishmëri maksimale. Vorbulla gjigante do të drejtohet më pas drejt Mesdheut Lindor.