Kafe me alkool, është kjo shpikja më e re kineze. Vetëm në ditën e parë të hedhjes në treg të pijes, raportohet se mbi 5 milionë kinezë e konsumuan atë. E quajtur “Moutai Latte”, kafeja me alkool ka ngjallur kuriozitet në mbarë botën. Kjo pije është produkt i një rrjeti relativisht i ri kinez i kafeneve, “Luckin Coffee”, i themeluar në vitin 2017.

 

Kafeja e Luckin është e mbushur me Moutai , që është pija kombëtare e Kinës. Ajo është një pije e fortë, pa ngjyrë që zakonisht shërbehet në Kinë. Ata që e kanë provuar thonë se shija dhe aroma e saj janë të ngjashme me salcën e sojës. Një kafe me alkool kushton 5 euro.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";