Kanadaja duhet të ndalojë plotësisht blerjen dhe shitjen e të gjitha pistoletave, ka thënë kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

 

Qeveria e tij është duke propozuar një ligj të ri që parasheh ngrirjen e pronësisë private për të gjitha armët me zjarrit me tytë të shkurtër. Legjislacioni nuk parasheh ndalesë të plotë në pronësi të këtyre armëve, mirëpo vetëm e bën ilegale blerjen e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Propozimi i Trudeas vjen disa ditë pas të shtënave vdekjeprurëse me armë zjarri në një shkollë fillore në Teksas të Shteteve të Bashkuara, si pasojë e të cilave kanë vdekur 21 njerëz.

 

Projektligji, i cili është prezantuar para Parlamentit të Kanadasë të hënën, e bën të pamundshme blerjen, shitjen, transferimin apo importimin e pistoletave kudo në shtet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përveç përdorimit të armëve të zjarrit për qitje dhe gjueti, askush nuk ka arsye në Kanada që të përdorë armë në përditshmëri”, u ka thënë Trudeau gazetarëve.

 

“Teksa shohim rritje të dhunës me armë, është detyra jonë që të veprojmë”, ka thënë ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky veprim përbën përpjekjen më serioze të Qeverisë së tij për të kufizuar qasjen në armë zjarri. Për dallim prej Shteteve të Bashkuara, në kushtetutën e Kanadasë nuk përmendet e drejta për mbajtje të armës, por ato janë të qasshme dhe njerëzit i mbajnë kryesisht në pjesët rurale të shtetit./R.E.L