Kancelari gjerman, Olaf Scholz në një deklaratë për shtyp tha se Evropa nuk mund të garantojë furnizimet e saj me energji pa importe nga Rusia.

“Energjia është përjashtuar qëllimisht nga raundet e mëparshme të sanksioneve. Energjia ruse është e një rëndësie jetike për jetën e qytetarëve evropianë”, tha ai.

Edhe udhëheqësit e Britanisë dhe Holandës kanë paralajmëruar kundër ndalimit te të importeve ruse të energjisë, duke thënë se nuk kishte furnizime alternative të menjëhershme.

Kundërshtimi erdhi pasi Shtetet e Bashkuara të dielën thanë se ishin në “diskutime aktive” me vendet evropiane për mbylljen e importeve të naftës ruse si pjesë e sanksioneve kundër Moskës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";