Një politikan lokal në shtetin amerikan të Kentakit arriti t’i shpëtojë një sulmi me armë në zyrën e tij mëngjesin e së hënës.

Policia iu përgjigj menjëherë telefonatës lajmëruese dhe arrestoi disa minuta me vonë personin që qëlloi me armë ndaj politikanit Craig Greenberg.

Vetë Greenberg, i cili kandidon për kryebashkiak i Louisville nga radhët e demokratëve, konfirmoi përmes një postimi në rrjetet sociale se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia nuk ka ende një arsye të qartë për motivet e sulmit, ndërkohë që shton se politikani Greenberg ishte me të vërtetë me fat që kishte shpëtuar pa lënduar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";