Për shumë qytetarë afganë nevoja për evakuimin nga vendi është urgjente. Një pjesë e afganëve do të strehohen në Shqipëri dhe prej 10 ditësh gjithçka është gati për të pritur refugjatët, por gjithçka lidhet me operacionet e shpëtimit që organizohen në terren nga forcat ushtarake amerikane.

Kaosi në aeroportin e Kabulit është arsyeja kryesore që ka penguar fluturimin për në Shqipëri.

Burime për Top Channel nga Kabuli thonë se tashmë talebanët kanë nisur kontrollin derë më derë për të gjetur bashkëpunëtorët e amerikanëve.

Talebanët janë të pajisur me një pajisje identifikues, e përdorur edhe nga NATO, për të vërtetuar këta njerëz që kanë bashkëpunuar me qeverinë amerikane.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";