Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë Izraelite ka kapur katër militantët palestinezë që arritën të arratiseshin nga burgu i Gilboa, një nga burgjet më të sigurta të vendit.

Ndërkohë, dy të dënuarit e tjerë që arritën të largoheshin përmes një tuneli, janë ende në arrati.

Pas kapjes së militantëve, mijëra palestinezë protestuan dhunshëm në Bregun Perëndimor dhe u përleshën me trupat izraelite të IDF.

Xhihadi Islamik e konsideroi arratisjen nga burgu të militantëve një “akt të madh heroik”, si dhe një “shuplakë për ushtrinë izraelite dhe të gjithë sistemin në Izrael”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burrat besohet të kenë hapur prej disa muajsh një tunel nga qelia e tyre që të çonte në një rrugë jashtë mureve të burgut Gilboa.