Në pritje të vendimit të qeverisë shqiptare për lejimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive, Federata Shqiptare po vazhdon përgatitjet për rinisjen e sezonit më datë 3 qershor madje sëfundmi ka publikuar dhe oraret e javës së 27-të e cila do të luhet e gjitha në mesjavë.

4 takimet e para të këtij raundi do të luhen në orën 17:30 ndërsa supersfida mes Partizanit dhe Skënderbeut do të zhvillohet në mbrëmje në orën 20:00 dhe do të mbyllë siparin e kësaj jave.

Nuk dihet ende nëse ky takim do të luhet në Selman Stërmasi apo Air Albania.

Ndeshje të lehtë në letër ka Kukësi që pret Luftëtarin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tirana ka një transfertë të vështirë në Ballsh ndaj Bylisit, Laçi pret në Kurbin Teutën ndërkohë që Flamurtari do të sfidojë Vllazninë në Vlorë.