Një studente në Angli i dha fund jetës duke u vetëvrarë, pasi gabimisht iu lajmëruar se ajo kihste dështuar në provim, e për rrjedhojë nuk mund të kalonte në vitin e tretë.

21-vjeçarja studionte për farmaci në Universitetin e Cardiff-it dhe kishte punuar me kohë të pjesshme në një farmaci për disa kohë.

Studentes i kishte shkuar një email i automatizuar nga universiteti disa orë para vdekjes së saj, duke thënë se ajo kishte ngelur në provimin e saj të përsëritur dhe nuk do të mund të hidhej në vitin e radhës.

Në email thuhej se ajo kishte ngelur me 39%, ndërsa në fakt e kishte kaluar provimin me 62% të lëndës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E ëma e vajzës e përshkroi atë si një person shumë të ndjeshëm e të dashur, si dhe të fokusuar në zhvillimin e karrierës së saj.