Së shpejti, edhe vendet e tjera të Ballkanit Përëndimor, përfshirë Shqipërinë do të bëhen pjesë e sistemit digjital të certifikatave shëndetësore, të BE. Lajmin e bëri të ditur një zëdhënëse e Komisionit Europian për Deutche Welle.

Pak ditë më parë, Brukseli vendosi të njohë certifikatat e Covid-19 të Maqedonisë së Veriut , Turqisë dhe Ukrainës, duke lënë jashtë Shqipërinë, Kosovën dhe shtete të tjera të rajonit.

Megjithatë, kjo pritet të ndryshojë shpejt sipas zëdhënëses së KE.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne presim që vendet e Ballkanit të lidhen me sistemin tonë. Jemi në kontakt me të gjitha vendet për verifikim të mundësive dhe procesi është në vazhdim”, citon Deutche Welle, zëdhënësen e KE.

Maqedonia e Veriut dhe Turqia po përdorin edhe vaksinat kineze dhe ruse për imunizimin e popullsisë, ashtu sikundër Shqipëria.