Tre ditët në vazhdim në Greëqi parashikohen me temperature të larta dhe erëra me shpejtësi të lartë, çka rrezikon vatra të reja zjarri.

Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias, ka bërë thirrje për të pasur kujdes në rast se flakët përfshijnë Greqinë.

“Kërcënimi” nga flakët ishte edhe qëllimi i një takimi të kryesuar nga Kikilias me zyrtarë të qeverisjes vendore dhe agjencitë e mbrojtjes së klimës.

Edhe në një takim të mbajtur më herët nga Komiteti i Vlerësimit të Kërcënimeve, u njoftua rrezikshmëria nga vatra zjarri në disa zona specifike gjatë tre ditëve të ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Hartës Ditore të Rrezikut të Zjarrit të Ministrisë për të Premten, zonat me rrezik të lartë zjarri (Kategoria 4 në shkallën 1 deri në 5) përfshijnë rajonin e Atikës, rajonin e Greqisë Qendrore (Viotia, Evia) dhe rajonin e Egjeut të Veriut (Lesvos, Kios, Samos dhe Ikaria). /vizionplus.tv