Ushtria amerikane shkatërroi të premten një raketë sipërfaqe-ajër të rebelëve Houthi në Jemen, e cila përbënte një “kërcënim të menjëhershëm” për avionët amerikanë në rajon, njoftoi sot komanda e përbashkët e forcave të armatosura amerikane në krye të Lindjes së Mesme( CENTCOM).

Dje forcat amerikane “kryen një sulm vetëmbrojtjeje kundër një rakete iraniane sipërfaqe-ajër (…) që do të lëshohej nga territori i kontrolluar nga Houthi në Jemen ,” raportoi CENTCOM përmes platformës X (ish-Twitter).

Raketa përbënte një “kërcënim të menjëhershëm për avionët amerikanë në zonë “, shtoi ai, pa dhënë detaje. Gjithashtu dje, Houthi lëshuan një raketë balistike kundër anijeve (ASBM) që u ul në Detin e Kuq pa dëmtuar asnjë anije, sipas CENTCOM.

Grupet Houthi, të cilët kontrollojnë pothuajse të gjithë Jemenin verior, kanë nisur sulmet që nga 19 nëntori 2023 kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, veçanërisht kundrejt anijeve që ata mendojnë se janë “të lidhura” me Izraelin, një shenjë kjo “solidariteti” me Palestinezët në Rripin e Gazës, në mes të luftës Izrael/Hamas.

Për të kundërshtuar sulmet e tyre, SHBA, aleati kryesor i Izraelit, formoi një koalicion shumëkombësh në dhjetor për të “mbrojtur” anijet në këtë zonë detare me rëndësi strategjike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga mesi i janarit, forcat e armatosura të SHBA-së dhe Britanisë kanë nisur një seri bombardimesh në Jemen kundër Houthi, të cilët nga ana e tyre tani i përshkruajnë anijet amerikane dhe britanike si “objektiva legjitime”.

Abdul Malik al-Houthi , lideri i lëvizjes Ansar Allah, e cila njihet më mirë me mbiemrin e familjes së liderëve të saj, njoftoi të enjten se “operacionet tona ushtarake do të vazhdojnë”, duke shtuar se “ne kemi surpriza për armiqtë tanë që nuk i presin”.