Diplomati më i vjetër i Moskës ka thënë se vendi i tij nuk do të lejojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të diktojnë negociata dhe marrëdhënie në pozita të pabarabarta.

 

Nëse diçka e tillë tentohet, u shpreh ministry i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, atëherë kjo do të lexohet si përshallëzim i armiqësisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Presidenti Putin e ka bërë të qartë se arritja e rezultateve është e mundur vetëm përmes gjetjes së një ekuilibri të pranueshëm, kushtet duhet të jenë të barabarta”.

 

Pavarësisht bisedimeve konstruktive midis Putinit dhe homologut të tij amerikan, Joe Biden, në Gjenevë muajin e kaluar, Lavrov tha se vendi së shpejti mund të përballet me më shumë sanksione nëse nuk pranon “rregullat e lojës”, të përcaktuara nga të dërguarit e SHBA-së në Gjenevë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përpjekjet për të zhvilluar dialog me ne nga një pozicion më i fortë, janë të dënuara të dështojnë. Ne do t’i përgjigjemi ashpër dhe vendosmërisht veprimeve jomiqësore”, u shpreh Sergej Lavrov.