Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi se do të bëjë gjithçka për të penguar Ukrainën që të marrë armatime bërthamore.

Ai gjithashtu deklaroi se prania e armatimeve bërthamore amerikane në kontinentin Europian, është e papranueshme për Moskën.

“Është e papranueshme për ne që armatimet bërthamore amerikane janë të pranishme në territorin e disa shteteve europiane”, tha ai gjatë fjalës së tij në Konferencën e Gjenevës, ku mori pjesë virtualisht. “Ka ardhur koha tashmë që këto armë të kthehen në shtëpi dhe infrastruktura e tyre në Europë, të çmontohet plotësisht”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";