Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka votuar për mbajtjen e një sesioni të posaçëm urgjent të Asamblesë së Përgjithshme për të diskutuar pushtimin rus të Ukrainës.

 

Takimi, i planifikuar për të hënën, do t’u japë fjalën të 193 anëtarëve për të dhënë pikëpamjet e tyre mbi sulmin, raporton BBC.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia votoi kundër takimit, por sipas një rezolute të veçantë të OKB-së, ajo nuk ishte në gjendje të vërë veton ndaj këtij vendimi.

 

Rezoluta, e quajtur “Bashkimi për Paqe”, u lejon anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të thërrasin një seancë speciale me Asamblenë e Përgjithshme nëse pesë anëtarët e përhershëm (Rusia, SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Kina) nuk mund të bien dakord se si të veprojnë së bashku për të ruajtur paqen.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një takim në mes të delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë është parashikuar për mëngjesin e së hënës. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy nuk është shprehur optimist sa i takon ndonjë rezultati por ka thënë se duhet dhënë një shans.

 

Nga ana tjetër, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar nga ushtria ruse që t’i vendosin në gjendje gatishmërie të lartë forcat bërthamore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";