Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të hënën një propozim për një rezolutë që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm gjatë muajit të Ramazanit, si dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve të mbajtura nga Hamasi.SHBA abstenoi dhe nuk vuri veton. 14 anëtarët e mbetur të këshillit miratuan rezolutën, e cila u propozua nga 10 anëtarët e zgjedhur të organit.

“Populli palestinez ka vuajtur shumë. Kjo gjakderdhje ka vazhduar për një kohë të gjatë. Është detyrimi ynë t’i japim fund kësaj përpara se të jetë tepër vonë,” i tha këshillit ambasadori i Algjerisë në OKB Amar Bendjama pas votimit.

Në një postim pas përfundimit të procesit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shkroi në X: Këshilli i Sigurimit sapo ka miratuar një rezolutë të shumëpritur për Gazën, duke kërkuar një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve. Kjo rezolutë duhet të zbatohet. Dështimi do të ishte i pafalshëm”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha më herët se nëse SHBA nuk do të vendoste veton ndaj propozimit, ai do të anulonte largimin e delegacionit izraelit në Uashington, të kryesuar nga ministri Ron Dermer dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare Tachi Hanegbi./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";