Robert O’Brian, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shëruar nga koronavirusi i ri.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se O’Brian është kthyer në punë.

Ai ka rifilluar takimet e tij me presidentin, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Ullyot.

“Ai ka dalë negativ në dy testet për virusin, dhe ka qenë pa simptoma për më shumë se një javë”, tha Ullyot.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

O’Brien është zyrtari i rangut më të lartë amerikan që është infektuar me koronavirus. Pas testimit pozitiv, në fund të muajit të kaluar, O’Brien u vetizolua dhe punoi nga një vend i sigurt, larg Shtëpisë së Bardhë.

Administrata amerikane tha se nuk kishte asnjë rrezik të ekspozimit ndaj presidentit ose nënpresidentit, Mike Pence.

Personeli i lartë i Shtëpisë së Bardhë dhe kushdo që bie në kontakt të ngushtë me presidentin dhe nënpresidentin, testohen çdo ditë për koronavirus./ REL

Këshilltari për siguri kombëtare në SHBA shërohet nga COVID shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";