Kievi ka thënë të mërkurën se Rusia ia ka shkatërruar 60.000 tonë të drithërave që do të duhej të eksportoheshin.

 

Sulmet në portin e Odesas është raportuar të kenë ndodhur pak pas mesnatës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia ka nisur raketa në rajonin jugor të Ukrainës Odesa për dy net me radhë, duke i goditur portet në Detin e Zi, pas largimit nga marrëveshja, e cila i ka mundësuar Kievit t’i eksportojë drithërat përmes detit, shkruan REL.

 

Ministria ukrainase e Bujqësisë, ka thënë se “60.000 tonë të drithërave janë shkatërruar” në portin Çornomorsk, jashtë Odeseas.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo ka thënë se kjo sasi ishte planifikuar të nisej për eksport “60 ditë më parë”.

 

Sipas saj, siguria e ushqimit në botë po rrezikohet edhe një herë tjetër.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më parë se Rusia “i ka shënjestruar me qëllim drithërat”.

 

Të hënën, Rusia ka refuzuar ta zgjasë marrëveshjen për transportin e drithërave, dhe prej atëherë ka paralajmëruar për “rreziqe” të eksporteve të grurit përmes Detit të Zi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kombet e Bashkuara kanë thënë se vendet më të varfra “do ta paguajnë çmimin” për prishje të marrëveshjes, derisa edhe Perëndimi e ka dënuar një gjë të tillë.