Kim Mehmeti prej kohësh është shumë aktiv për zhvillimet në Shqipëri.

Madje së fundmi, shkrimtari që jeton në Maqedoninë e Veriut, ka filluar edhe një emision në televizionin e familjes Berisha-Meta.

Së fundmi a ka sulmuar SHBA, duke thënë se nuk do t’ia dijë për Shqipërinë.

“Nuk e di kush i ka gënjyer vëllezërit tanë në Shqipëri se ambasadorja amerikane dhe kolegët e saj Perëndimorë, kanë ardhur në Tiranë për t’i mbrojtur shqiptarët nga regjimi i ‘qelbësirave të bashkuar’!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Jo vëllezër, do hani dajak nga ministri ‘flokëbardhë e faqezi’ aq sa nuk ua merr mëndja, nëse nuk e kuptoni se diplomatët e huaj në Tiranë nuk janë për t’ju mbrojtur juve, por interesat e vendeve të veta!

Madje shumë nga ata nuk janë aq naiv sa ta mbyllin ‘kompaninë’ që u garanton të ardhme diplomatike e madje edhe përfitime të majme: grindjet ndër shqiptare!

Andaj mos u bëni naiv e qesharak me lutjet që të huajt të bëjnë atë që ju takon vetëm juve: ta pastroni vendin nga ‘qelbësirat’ e ‘Rilindjes’, që e kanë gërditur mbarë shqiptarinë”, shkruan Mehmeti.

(TemA)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";