Kina është bërë shteti i parë në botë që zyrtarisht ka emëruar ambasadorin e saj të ri në Afganistan, që kur talibanët morën pushtetin.

 

Në Kabul ambasadori i ri kinez dorëzoi kredencialet më 13 shtator.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Talibanët ende nuk janë njohur zyrtarisht nga asnjë qeveri e huaj dhe Pekini nuk tregoi nëse emërimi i ambasadorit sinjalizon hapa drejt njohjes formale të talibanëve.

 

“Ky është një rotacion normal i ambasadorit të Kinës në Afganistan dhe synon të vazhdojë avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe Afganistanit”, tha Ministria e Jashtme e Kinës përmes një deklarate.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Politika e Kinës ndaj Afganistanit është e qartë dhe konsistente”.

 

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme në administratën talibane i tha Reutersit se i dërguari i ri, Zhao Xing, është ambasadori i parë që ndonjë shtet ka dërguar në Afganistan, që kur talibanët morën pushtetin në gusht të vitit 2021, pasi forcat ndërkombëtare – të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara – u tërhoqën nga shteti pas 20 vjetësh.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ambasadori paraprak i Kinës në Afganistan, Wang Yu, kishte marrë postin më 2019 dhe përfundoi mandatin e tij muajin e kaluar.

 

Në Kabul ka diplomatë të tjerë që mbajnë postin e ambasadorit, por këtë pozitë ata e kishin marrë para se talibanët të ktheheshin në pushtet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtete dhe institucione të tjera, sikurse Pakistani dhe Bashkimi Evropian kanë dërguar në Afganistan diplomatë të lartë për të udhëhequr misionet diplomatike dhe ata kanë postin e “të ngarkuarit me punë”, që nënkupton se nuk detyrohen të dorëzojnë kredencialet te autoritetet vendëse, siç duhet në rastin e ambasadorëve./rel