Kina akuzoi NATO-n të enjten se kërkon siguri në kurriz të të tjerëve dhe i bëri thirrje aleancës që të mos krijojë “kaos” në Azi.

Deklarata e një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme u bë një ditë pasi NATO e cilësoi Kinën si një shtet që po mundëson luftën e Rusisë në Ukrainë.

Zëdhënësi Lin Jian, në një konferencë për shtypin tha: “Të bësh Kinën përgjegjëse për çështjen e Ukrainës është e paarsyeshme dhe ka motive të liga”. Ai tha se Kina ka një qëndrim të drejtë dhe objektiv për çështjen e Ukrainës.

Kina, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë, ka refuzuar të dënojë agresionin e Rusisë në Ukrainë. Tregtia e saj me Rusinë është rritur, të paktën pjesërisht duke kompensuar atë që është ndikuar nga sanksionet perëndimore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

NATO, në një komunikatë të publikuar gjatë takimit të nivelit të lartë në Uashington, tha se Kina është bërë një nxitës i luftës përmes “partneritetit pa kufij” me Rusinë dhe mbështetjes së saj në shkallë të gjerë për industrinë e mbrojtjes së Rusisë.

Zoti Lin tha se tregtia e Kinës me Rusinë është legjitime dhe e arsyeshme dhe e bazuar në rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ai tha se “e ashtuquajtura siguri” e NATO-s bëhet në dëm të sigurisë së vendeve të tjera. Kina ka mbështetur pretendimin e Rusisë se zgjerimi i NATO-s përbënte një kërcënim për Moskën.

Kina ka shprehur shqetësim për marrëdhëniet e reja të NATO-s me vendet në rajon. Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja e Jugut dërguan udhëheqësit ose zëvendësit e tyre në takimin e NATO-s që po mbahet në Uashington.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kina i kërkon NATO-s që të ndalojë ndërhyrjen në politikën e brendshme të Kinës dhe njollosjen e imazhit të vendit dhe të mos krijojë kaos në Azi-Paqësor pas krijimit të trazirave në Evropë”, tha zoti Lin.

Trupa kineze janë dërguar në Bjellorusi këtë javë për stërvitje të përbashkëta, pranë kufirit me Poloninë, vend anëtar i NATO-s. Stërvitjet janë të parat me Bjellorusinë, aleat i Rusisë.

Zoti Lin e cilësoi stërvitjen e përbashkët si shkëmbim dhe bashkëpunim normal ushtarak që nuk drejtohet kundër ndonjë vendi të caktuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";