Ambasadori i Kinës në Kiev, Fan Xianrong u shpreh se vendi i tij nuk do ta sulmojë kurrë Ukrainën, por, përkundrazi do të ndihmojë, veçanërisht ekonomikisht.

 

“Kina është një vend mik për popullin ukrainas. Si ambasador, mund të them me përgjegjësi se Kina do të jetë gjithmonë një forcë e mirë për Ukrainën si ekonomikisht ashtu edhe politikisht”, mësohet t’i ketë thënë diplomati kinez Maksym Kozytsky, kreut të administratës ushtarake rajonale në Lviv gjatë një takimi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një ditë më parë, Fan Xianrong tha se qëndrimi i Pekinit është të shihte një fund të konfliktit në Ukrainë.