“Koha do ta provojë se Kina është duke qëndruar në anën e duhur të historisë.” Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi ndërsa komentonte luftën në Ukrainë.

“Kina do të vazhdojë të marrë vendime të pavarura bazuar në meritat e çështjes dhe në qëndrim objektiv dhe të drejtë. Ne kurrë nuk do të pranojmë asnjë presion të jashtëm, dhe gjithashtu kundërshtojmë çdo akuzë dhe dyshim të pabazë kundër Kinës”, u tha Wang Yi gazetarëve, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Sipas Wang, “zgjidhja afatgjatë do të ishte të braktisej mentaliteti i Luftës së Ftohtë, të ketë  përmbajtje nga përfshirja në konfrontim grupor dhe të formohet me të vërtetë një arkitekturë e sigurisë rajonale e balancuar, efektive dhe e qëndrueshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet stabiliteti afatgjatë në kontinentin evropian”.

Kujtojmë se deklaratat e ministrit kinez vijnë në një kohë kur Presidenti i SHBA Joe Biden ka pasur një bisedë telefonike me presidentin kinez Xi Jinping të premten në përpjekje për të bindur Kinën që të mos e ndihmojë Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";