Kina ka refuzuar përsëri rinisjen e hetimeve nga Organizata Botërore të Shëndetësisë mbi origjinën e COVID-19,  duke thënë se beson në kapacitetet shkencore të saj.

Në Janar të këtij viti ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë së bashku me një ekip kinez kryen hetime në Wuhan dhe zona të tjera në Kinë për origjinën e Covid-19.

Pas hetimeve, OBSH-ja i bëri thirrje Kinës që të ndajë të dhënat fillestare rreth koronavirusit, për të analizuar origjinën e virusit.

Zëvendësministri i Jashtëm kinez, Ma Zhaoxu ka theksuar se hetimi fillestar ka qenë i mjaftueshëm dhe thirrjet për më shumë të dhëna janë të motivuara nga politika dhe jo shkenca.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në raportin e ekipit që hetuan origjinën e virusit në Kinë thuhet se kalimi i virusit nga lakuriqi i natës tek njeriu, është skenari më i mundshëm. Dr. Peter Embarek që drejtoi investigimin e OBSH mbi origjinën e koronavirusit në Kinë shprehet se pacienti i parë me Covid-19 mund të jetë infektuar në laboratorin e Wuhan-it.