Kina do të rrisë shpenzimet ushtarake me më shumë se 7% këtë vit, ndërsa ka paralajmëruar se kërcënimet nga jashtë janë gjthmonë në rritje.

Lajmi u bë ditur të dielën përmes një drafti të publikuar të dielën nga Ministria e Financave por edhe në parlamentin Popullor të Kinës.

Me rritjen e fundit buxheti ushtarak i Pekinit shkon rreth 225 miliardë dollarë, rritje kjo e konsiderueshme krahasuar me ato të viteve të kaluara, megjithatë më e vogël se ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky vendim i Pekinit vjen në një moment kur lidhjet e presidentit kinez Xi Jinping dhe atij amerikan, Joe Biden janë të tensionuara  për shkak të marrëdhënieve të ngushta të Kinës me Rusinë, konflikti për Tajvanin dhe sagën e balonave të spiunazhit .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht se Kina mund të pushtojë Tajvanin në vitet e ardhshme.

Kina ka ndërmarrë veprime gjithnjë në rritje të forcës ushtarake ajrore dhe detare rreth Tajvanit, duke përfshirë edhe lëshimin e raketave balistike.

Gjithashtu, vetëm pak javë më parë kryediplomatët kinezë dhe rusë u takuan në Moskë ku premtuan rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";