Kina nuk e ndal festivalin e qenve, pavarësisht pandemisë globale. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për ngjarjen vjetore në qytetin Yulin, e cila gjithmonë provokon zemërim nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.

“Është çnjerëzore dhe barbare”, citohet të ketë thënë Jeffrey Bari, themeluesi i organizatës “No Dogs Left Behind”, e cila mban rreth 200 qen në rrethime të mëdha teli në periferi të kryeqytetit kinez dhe i ristrehon ata.

Siç bëhet e ditur, aktivistët shpëtojnë qindra qen çdo vit duke “bastisur” thertore dhe duke ndjekur kamionët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata thonë se tregtarët vjedhin kafshët shtëpiake dhe endacakët dhe i transportojnë ato në distanca të gjata, kryesisht në jug të vendit.

“Ju ndjeni një lloj arritjeje sepse keni ndryshuar jetën e disa qenve”, tha Ling, një vullnetar në qendër.