Një 17-vjeçare në Indi është dhunuar për vdekje nga anëtarët e familjes së saj, pasi nuk iu pëlqente që vishej e xhinse.

 

Nëna e saj, Shakuntala Devi Pasëan, rrëfeu për mediat vendase se adoleshentja ishte rrahur me shkop nga gjyshi dhe xhaxhallarët e saj, pas një konflikti për mënyrën se si e mitura vishej.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ajo mbajti një agjërim një ditor. Në mbrëmje, ajo veshi një palë xhinse dhe kreu ritualet e saj. Kur gjyshërit kundërshtuan veshjen e saj, Neha u përgjigj se xhinset ishin bërë për t’u veshur dhe se ajo do t’i vishte”, tha nëna e saj.

 

Zyrtari i lartë i policisë raportoi se katër persona janë arrestuar, ndërsa familjarë të tjerë të viktimës po merren në pyetje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të akuzuarit ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë publike. Babai i Neha, Amarnath Pasëan, i cili punon në Punjab u kthye në shtëpi për t’u marrë me tragjedinë duke u shprehur se kishte punuar shumë për të dërguar fëmijët e tij, përfshirë Nehna, në shkollë.

 

E ëma e adoleshentes u shpreh se vajza e saj dëshironte të bëhej police, por tashmë “ëndrrat e saj nuk do të mund të realizohen më kurrë”. Ajo pretendoi se vjehrri i saj i bënte vazhdishimisht presion 17-vjeçares për të lënë studimet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";