Raporti i publikuar nga Komiteti i 6 Janarit, i cili u ngrit nga Dhoma e Përfaqësuesve për të hetuar trazirat në Kapitol, doli në konkluzionin se Donald Trump u angazhua në një komplot për të përmbysur rezultatet e ligjshme të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

 

Dokumenti përfundimtar i Komitetit pohon gjithashtu se ish-presidenti amerikan nuk arriti të vepronte për të ndaluar mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Raporti prej 814 faqesh u hartua mbi dëshmitë e më shumë se 1mijë personave, si dhe shqyrtimit të mbi një milion faqeve dokumente.

 

Anëtarët e Komitetit dolën në përfundimin se Trump ishte ai që ndezi zjarrin e kryengritjes e cila kërcënoi rëndë demokracinë dhe vuri në rrezik jetën e ligjvënësve amerikanë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Trump e dinte se ai humbi, por gjithsesi u bëri presion zyrtarëve shtetërorë dhe zëvendëspresidentit Mike Pence për të përmbysur zgjedhjet. Ai ishte drejtpërdrejt përgjegjës për thirrjen e turmës së dhunshme dhe refuzoi apelet e përsëritura nga ndihmësit e tij për t’i inkurajuar rebelët që të largohen. Shkaku kryesor i 6 janarit ishte një njeri, ish-presidenti Donald Trump. Asnjë nga ngjarjet e 6 janarit nuk do të kishte ndodhur pa të”, – thuhet në përmbledhjen ekzekutive të raportit.

 

Tre ditë më parë Komiteti rekomandoi ngritjen e akuzave penale kundër Trump. Ai mund të përballet me drejtësinë, çka do e bënte të pamundur kandidimin e tij për presidencialet e vitit 2024.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";