Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se pas diskutimeve me udhëheqësit grekë dhe turq, Ankaraja dhe Athina janë dakordësuar që të fillojnë bisedimet teknike me NATO-n për të vendosur mekanizma ushtarak në Mesdheun Lindur, me qëllim zvogëlimin e tensioneve.

Ai theksoi se Greqia dhe Turqia janë aleatë të vlefshëm dhe NATO është një platformë e rëndësishme e gatshme për konsultime, për të gjitha çështjet që prekin sigurinë.

“Po qëndroj në kontakt të ngushtë me të gjithë aleatët e interesuar për të gjetur një zgjidhje për tensionet në frymën e solidaritetit të NATO-s”, shtoi ai.

Mediat greke njoftuan sot se Erdogan synon të ulet në tryezën e dialogut me Greqinë. Por diçka të tillë do ta bëjë vetëm pasi pala greke të ulë tensionet dhe të bëjë hapa pas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konfliktet në Mesdhe/ NATO: Turqia dhe Greqia dakord për nisjen e bisedimeve shkruan Vizion Plus.